Kinë, kapet droga me vlerë 400 mln dollarë

Një sasi droge me vlerë 400 milionë dollarë është kapur gjatë një operacioni shumëkombësh, i cili zgjati dy muaj dhe u shtri në Kinë, Laos, Birmani (Majnmar) dhe Tailandë.
Operacioni u fokusua në lumin Mekong, i cili përshkon të katërta shtetet. Ky lum është mjaft i njohur si një nga shtigjet më të sigurta të trafikantëve të drogës.
Sipas drejtorit kinez të Byrosë së Kontrollit të Narkotikëve pranë Ministrisë së Sigurisë Publike, Liu Yuejin, në dy muaj janë kapur 2, 534 të dyshuar.
Të katër vendet, krijuan një patrullë të përbashkët përgjatë gjithë lumit Mekong. Kjo patrullë u krijua fillimisht në vitin 2011, kur u vranë edhe 13 marinarët kinezë përgjatë tij./indeksonline/.