E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi refuzon ultimatumin e ushtrisë, 6 ministra japin dorëheqje

Presidenti egjiptian Mohamed Morsi refuzon ultimatumin e ushtrisë

Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi ka hedhur poshtë ultimatumin e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura, i cili dje paralajmëroi se kishte vetëm 48 orë në dispozicion për të dhënë dorëheqje nga kreu i Egjiptit. Sipas ushtrisë, kjo është kërkesa e popullit egjiptian.

“Krijimi i shtetit demokratik egjiptian, është një nga arritjet e rëndësishme të revolucionit të 25 janarit, duke iu referuar kryengritjes së 2011-ës, që rrezoi diktatorin Hosni Mubarak”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu ushtria ia ka ndalur presidentit të dalë jashtë vendit.

Gjashtë ministra japin dorëheqje

Ministri i Jashtëm egjiptian, Kamel Amr u bë ministri i gjashtë që ka dhënë dorëheqje dje në orët e mbrëmjes. Dorëheqja e tij vjen pas atyre të Turizmit, Mjedisit, Komunikim dhe çështjeve Ligjore dhe të Shërbimit të Ujit. Agjencia shtetërore e lajmeve ‘NENA’, raportoi se miliona njerëz organizuan një demonstratë kundër qeverisë së Morsit. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të ministrave të kabinetit të Presidentit Mohamed Morsi, erdhi si akt të “solidaritetit me kërkesën e popullit për të rrëzuar regjimin”.

Obama mesazh shqetësimi Morsit

Presidenti amerikan Barak Obama, i ka telefonuar Presidentin Mohamed Morsi, për të shprehur shqetësimet rreth një krize të përshkallëzimit politik, kanë thënë nga Shtëpia e Bardhë. Obama, nga Tanzania, vendqëndrimi i fundit i turit të tij në Afrikën e Jugut, tha se ai nuk mbështet asnjë parti apo grup. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›