Ari ndodhet në liqenin e Bajkalit

Rusi, 30 Gusht NOA - Ndoshta ndodhet në liqenin Bajkal, ari që admirali Kolciak po përpiqej të çonte jashtë vendit për tia dhënë bolshevikëve.
Thesari u arrit të gjendej falë batiskafit rus Mir 2. Gati gjysma e rezervave të arit ishin transportuar në vitet 1920 nga San Pietroburgo në Tatarstan dhe më pas në Siberi, që më tej u ngarkua në një tren i cili kishte si destinacion të mbërrinte në Irkutsk.
Por, treni doli nga shinat duke përfunduar në ujërat e liqenit Bajkal në fund të tij.
r.b/NOA