Kinë, më shumë Xhon se Li
Kur u transferova në Shangai, një vit më parë, kujtova se emri im më në fund do të dukej normal. Jam rritur në Utah, në mes të Xhonëve, Stivit dhe Xhordanit, ku emri im dukej thjesht i pakuptimtë. Përkundrazi, edhe në Shangai, kur u prezantova, njerëzit më shihnin çuditshëm dhe më kërkonin ta përsërisja emrin, ose ta thosha në anglisht. Shpesh mendonin se po tallesha me ta. Madje edhe ndërmarrja që më kishte punësuar, ishte gati për ta hedhur në plehra kurrikulumin tim, pasi kisha lënë pa plotësuar kutizën e emrit anglisht. "Ju nuk keni një emër anglez?", më pyeti e befasuar drejtoresha e burimeve njerëzore. "Duhet ta zgjedhësh". I premtova se do ta bëja. Kinezët e kanë të vështirë ta kujtojnë emrin tim. Edhe zëvendëspresidenti i shoqërisë ku unë punoj, një djalosh me origjinë nga Shangai, vazhdoi të më thërriste Stiv për tre muaj rresht. Në zyrën time, ku punojnë të gjithë kinezë vendas, pothuajse të gjithë kanë një emër anglez, që e kanë zgjedhur ose marrë zakonisht nëpër shkolla. Janë emra të çdo tipi, nga më të zakonshmit (Xheki, Ivi), deri te më të pazakonshmit (Sniper, King Kong), që njerëzit i përdorin qetësisht edhe kur biseda bëhet në kinezçe. Për të kuptuar pse është kthyer në një fenomen të pasurit e një emri anglez, na e tregon Laurie Duthie, një studente e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, që po përfundon në Shangai doktoraturën. Duthie po studion borgjezinë e mesme kineze që nga viti 1997. Sipas saj, popullariteti i emrave anglezë në Kinë i detyrohet bumit të investimeve të huaja, të ndjekura nga reformat ekonomike të futura nga Deng Xiaoping në fund të viteve ‘70. Bashkë me kapitalin e huaj erdhën edhe perëndimorët dhe kinezët u lodhën duke i dëgjuar të shqiptonin emrat e tyre. Për këtë arsye, vendosën të adoptonin ata anglezë. "Edhe unë do ta ndryshoja emrin, nëse shefi im nuk do arrinte ta shqiptonte dot Du Xiao Hua", tregon Duthie. Suksesi i emrave anglezë nuk është zvogëluar as përballë numrit gjithmonë e në rritje të menaxherëve kinezë. Anglishtja është një gjuhë e domosdoshme për kompanitë teknologjike dhe sot kinezët mendojnë se është më praktike të shkruash apo të firmosësh dokumente në anglisht. Ndërkaq, përdorimi i emrave anglezë krijon një atmosferë barazie. Në Kinë mund të të thërrasin në emër dhe mbiemër vetëm personat e së njëjtës shtresë sociale, ose ata që janë më lart se ty. Ndërsa forma e zakonshme e respektit për t‘iu drejtuar një më të moshuari ose më superiori se ty është "maestro"; një fat që nuk të habit aspak në një vend ku edukimi respektohet shumë. Megjithatë, emri anglez krijon një dallim mes atyre që e kanë dhe të tjerëve që s‘e kanë, por të lejon të lirosh gjuhën nga këto lidhje hierarkike.
Emër me kod
Personat e intervistuar nga Duthie tregojnë se sot, të kesh një emër anglez nuk do të thotë as t‘i nënshtrohesh dhe as t‘i përgjigjesh një nevoje të thjeshtë praktike. Përkundrazi, sot të kesh një emër anglez është i rëndësishëm për të qenë një kinez i vërtetë dhe për të arritur objektiva kineze. Nëse në të kaluarën patriotizmi kinez shprehej përmes sakrificës ndaj vetvetes, sot realizohet në aktivitetin ekonomik. Kështu, për shembull, duke punuar për një shoqëri shumëkombëshe, qytetarët kinezë kontribuojnë për të ndërtuar vendin e tyre. Për më tepër, përdorimi i emrave anglezë mund të konsiderohet si një manifestim patriotizmi, ekzaktësisht ashtu siç ishin Ai Guo ose Lei Dong në epokën revolucionare. Adoptimi i emrave alternativë, në të vërtetë nuk largohet nga tradita onomastike kineze. Zakonisht të sapolindurit merrnin emrat e "qumështit", që më pas zëvendësoheshin me emra përfundimtarë sapo fillonte shkolla. Profesionistët ose studiuesit përdornin pseudonimin Hao, që mund të tregojë përkatësinë e një klase të shkolluar. Akoma sot në Kinë merret një tjetër emër me rastin e ngjarjeve të mëdha, si një punë e re, hyrja në universitet, ose martesa. Për momentin, emrat anglezë i adoptojnë kinezët që jetojnë në qytete më të mëdha dhe ata më të shkolluarit. Do të ishte qesharake t‘i kërkoje emrin anglez një punëtori ndërtimi. Megjithatë, personat që duan të marrin një emër anglez, janë gjithmonë e më të shumtë në numër. Nga viti 2001 studiohet anglisht që nga klasa e tretë fillore (në Pekin dhe Shangai fillohet që nga klasa parë) dhe zakonisht prindërit zgjedhin një emër anglez për fëmijët. Çdo vit në Kinë diplomohen 20 milionë njerëz që flasin anglisht dhe ata që e studiojnë janë me qindra milionë. Në SHBA emrat dhe identiteti në përgjithësi janë konsideruar si diçka absolute dhe definitive, ndërsa në Kinë nuk është kështu. Ka shumë të tjerë që nuk kanë zgjedhur një emër anglez për t‘u identifikuar. Javën e kaluar, kur Duthie pyeti një mikun e saj se përse akoma nuk kishte një emër të tillë, ai iu përgjigj: "Më pëlqen emri im dhe më duket e çuditshme të kem një tjetër emër, qoftë ky edhe anglez". Shumë njerëz janë dakord me të.
Emrat
Popullariteti i emrave anglezë në Kinë i detyrohet bumit të investimeve të huaja, të ndjekura nga reformat ekonomike të futura nga Deng Xiaoping në fund të viteve ‘70. Bashkë me kapitalin e huaj erdhën edhe perëndimorët dhe kinezët u lodhën duke i dëgjuar të shqiptonin emrat e tyre
Adoptimi
Akoma sot në Kinë merret një tjetër emër me rastin e ngjarjeve të mëdha, si një punë e re, hyrja në universitet, ose martesa. Për momentin, emrat anglezë i adoptojnë kinezët që jetojnë në qytete më të mëdha dhe ata më të shkolluarit. Do të ishte qesharake t‘i kërkoje emrin anglez një punëtori ndërtimi
Barazia
Anglishtja është një gjuhë e domosdoshme për kompanitë teknologjike dhe sot kinezët mendojnë se është më praktike të shkruash apo të firmosësh dokumente në anglisht. Ndërkaq, përdorimi i emrave anglezë krijon një atmosferë barazie