Memorandum diplomatik
Ndërsa Koreja e Veriut zë vendin parësor në vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët amerikanë janë të detyruar të studiojnë të paktën dy muaj foto të vjetra të Kim Jomg Il-it, për të kalkuluar kur mund të vdesë me përafërsi. Skuadra e Obamës, e ngarkuar me Korenë e Veriut, ka në radhët e veta një emisar të posaçëm që punon njëherësh edhe si dekan universiteti dhe një zyrtar të Departamentit të Shtetit, i cili nuk është konfirmuar ende nga Kongresi.
Dhe ndërsa Presidenti Obama po shqyrton masat ndëshkuese ndaj Koresë së Veriut për testin nuklear të para pak ditëve, si dhe raketat e lëshuara në mënyrë tepër provokuese, asistentët e tij më të afërt e dinë më së miri se çdo politikë e zbatuar prej presidentëve të mëparshëm - e butë apo e ashpër, politike a ekonomike - nuk ka dhënë ndonjë rezultat në përpjekjet për ta detyruar Korenë e Veriut të ndërpresë programin e armatimit nuklear.
"Pavarësisht gjithçkaje që mendojnë, ky është problem shumë i rëndësishëm. Nuk qenë gati për testin nuklear në maj", thotë Markus Noland, ekspert për Korenë e Veriut në Institutin e Ekonomisë Ndërkombëtare Peterson, lidhur me problemin që i ka dalë tashmë Obamës dhe asistentëve të tij. "Tani janë në një situatë aq të avancuar, ku u kërkohet të mbajnë nën kontroll dhe të menaxhojnë një krizë të vërtetë".
Për zyrtarët dhe ekspertët amerikanë, kjo krizë vështirësohet së tepërmi prej paqartësisë së skajshme politike në shtetin komunist. Amerikanët kanë motive të forta të besojnë se gjendja shëndetësore e liderit korean, Kim Jong Il, po përkeqësohet me shpejtësi dhe se para një urgjence të tillë po bën lëvizjet e nevojshme për ta siguruar pushtetin në duart e më të voglit prej bijve, Kim Jong Un. Mendojnë se kalimi i pushtetit mund të kërkojë një fazë tranzicioni, gjatë së cilës rolin e reagentit do ta mbulojë kunati i liderit komunist, Jang Song Taek.
Për zyrtarët amerikanë, eksperimenti i shpërthimit nuklear bashkë me testimin e gjashtë raketave me rreze të shkurtër veprimi, duhet kuptuar brenda kontekstit të një lufte të brendshme në Korenë e Veriut, që ka synim kalimin e trashëgimisë së dominimit të dinastisë Kim nga njëri brez te tjetri. Por pranojnë se informacioni që kanë mbi Korenë e Veriut, fatkeqësisht është tepër i mjegullt dhe nuk lë vend për asnjë lloj konkluzioni të saktë. Nga sa thonë amerikanët, Kim Jong Il iu shmang së fundmi takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Thashetheme mbi gjendjen e rënduar shëndetësore të liderit komunist dëgjohen shpesh në Pekin, ashtu si dhe në Seul, ku studimi i çdo lajmi që vjen nga Koreja e Veriut është kthyer në obsesion.
Një zyrtar amerikan vëren me keqardhje se edhe një foto zyrtare e Kim Jong Il, që u takon pak kohëve më parë, ku lideri shfaqet i gjallë por i brishtë, lë vend për interpretime konfliktuale: domethënia e saj mund të jetë që Koreja e Veriut kërkon të tregojë se është ende ai që ka e shtetin nën kontroll, por nga ana tjetër mund të dojë të thotë se fundi i tij është i afërt dhe mund të shërbejë si një thirrje për ndihmë në një fazë të rrezikshme tranzicioni. "Njerëzit që thonë se e dinë ç‘po ndodh aty, në fakt nuk dinë asgjë", tha një zyrtar amerikan nën kushtin e ruajtjes së anonimatit. "Mund të thuhet me siguri vetëm se tani ka ndryshuar çdo formë përqasjeje me problemin e Koresë së Veriut".
Nga të gjitha opsionet e vlefshme, nga administrata Obama me shumë gjasa do të përdoret ai i ngrirjes së fondeve të jashtme të qeverisë koreano-veriore. Ky hap, që do të hidhet haptazi apo fshehtazi nga thesari amerikan, do t‘u drejtohet bankave në Evropë apo Lindjen e Mesme, ku familja Kim ka depozituar paratë. Administrata Obama gjithashtu mund të shtojë presionin mbi Kinën dhe Korenë e Jugut, në mënyrë që këto të ndërpresin investimet në Korenë e Veriut - hap mjaft delikat, duke qenë se Pekinit nuk para i pëlqen të tregojë se përkulet ndaj dëshirave të Uashingtonit. Dhe në fund, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Korenë e Jugut, mund të nisin t‘i ndalojnë dhe t‘i inspektojnë anijet që dalin dhe hyjnë në Korenë e Veriut, të cilat dyshohet se transportojnë teknologji nukleare (amerikanët thonë se zor të hidhet si hap, prej frikës së konfrontimit ushtarak).
Ekspertët shtojnë gjithashtu se Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbeten shumë pak zgjidhje në dorë, përveç asaj të negocimit me shtetin komunist përmes procesit të gjashtë shteteve, ku, veç ShBA-së dhe Koresë së Veriut, përfshihen Koreja e Jugut, Kina, Rusia dhe Japonia. Gjithsesi, administratës "Obama" i duhet të shfaqet në këto negociata me lojën e përhershme të shkopit e karotës. "Lidershipit koreano-verior i interesojnë veç problemet e brendshme, dhe jo të jashtmet", tha Uendi Sherman, koordinatorja e politikave ndaj Koresë gjatë administratës "Klinton". "Çështjet ndërkombëtare u interesojnë vetëm në çastin kur u shërbejnë për mbijetesën e regjimit". Nën këto rrethana, sqaron më tej ekspertja, ka pak gjasa që Koreja e Veriut të kënaqet me stimuj të vegjël. Ndërkohë që mund të ketë arritur në përfundimin se zotërimi i armëve nukleare është i domosdoshëm për mbijetesën e shtetit.
Ndërkaq, ndalimi nga Koreja e Veriut e dy gazetareve amerikane vetëm sa i hedh benzinë zjarrit. Laura Ling dhe Euna Le u arrestuan në mars, nën akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit me synime "armiqësore". Uendi Sherman thotë se "gjyqi i tyre, i përcaktuar të bëhet më 4 qershor, është një rrezik, por njëherësh edhe mundësi", në varësi të mënyrës si do të menaxhohet nga Koreja e Veriut.
Të gjithë këta elementë së bashku kanë shtruar një sfidë tepër të vështirë diplomatike në tryezën e Obamës, në një çast kur pjesa më e madhe e energjive të tij konsumohet nga problemi i Pakistanit, Afganistanit dhe Iranit. Çështjes së Koresë së Veriut nuk i është drejtuar sasia e vëmendjes që është drejtuar në këto vende.
Hilari Klinton, sekretarja e Shtetit, e para zyrtare e lartë amerikane që përmendi haptazi komplikimin e çështjes së Koresë së Veriut prej luftës për trashëgimin e pushtetit, tri ditët e fundit ka bërë e ka marrë një seri të gjatë telefonatash. Por ekspertët thonë se do të jetë Presidenti Obama ai që do të vendosë për politikat që duhen ndjekur ndaj Kim Jong Il, ose atij që do ta pasojë në krye të shtetit.