E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, grabitje me maska, 1 i plagosur

Shfaqen maskat në rrugën nacionale Burrel-Klos. Dy persona të maskuar e njëkohësisht të armatosur kanë grabitur një bashkëfshatarin e tyre e më pas kanë dhunuar një banorë të fshatit Patin në Mat. Personit Qemal Kafegjiu i është grabitur një shumë prej 60 mijë lekësh të reja dhe më pas është dhunuar me mjete të forta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Matit duke bërë të mundur edhe arrestimin e dy autoreve Agron Kaja 43 vjeç dhe Meridian Cenalla 21 vjeç nga fshati Patin i Matit. Ndërkohë Kafegjiu ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›