Kinë, një abort i dhunshëm me foto trondit botën

Fotografia është bërë disa minuta pas abortit, ndërsa aty shihet vajza e re e shtrirë, dhe pranë saj fetusi i vdekur.
Feng Jiamei, nga provinca Zhenping, është vetëm një nga mijëra vajzat që detyrohen të abortojnë, edhe pse kanë kaluar muajin e 4 të shtatzënisë, për shkak të politikës së ashpër kineze për të pasur vetëm një fëmijë në familje.
Vajza në foto nuk kishte para për të paguar "dënimin" për shtatzëninë e dytë, andaj u detyrua të abortonte, shkruan BBC. Aktivistët kinezë thonë se raste të tilla janë të shpeshta, e madje më të rënda, pasi disa detyrohen të abortojnë në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Krimi i tmerrshëm kundër kësaj vajze ka ndodhur më 3 qershor. Siç ka pohuar viktima për mediat lokale, ajo me dhunë është dërguar në spital, ku i kanë dhënë mjekime për ta nxitur abortin, pa pëlqimin e saj. 36 orë më vonë, ajo abortoi.
Nga zemërimi dhe dëshpërim vendosi të marrë një foto të fëmijës së vdekur dhe ta publikojë në internet, për të bërë me dije terrorin të cilin e përjetojnë femrat në Kinë.