E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona Schengen, “mollë sherri” mes PE-së dhe KE-së

Parlamenti Europian ngriu bisedimet me qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi pesë projektligje, si shenjë proteste ndaj reduktimit të kompetencave të PE-së në lidhje me kontrollet kufitare dhe detaje të tjera të marrëveshjes Schengen.

Këshilli Europian, i cili përfshin 27 vende anëtare, i hoqi të drejtën Parlamentit që të vendosë për aplikimin apo jo të lëvizjes së lirë brenda Schengen.

Në të ardhmen, qeveritë kombëtare do të kenë më shumë kompetenca në lidhje me lëvizjen e lirë në vendin e tyre, ndërsa euro-parlamentarët do të kenë vetëm një rol këshillues në lidhje me këtë çështje.

Pas një debati të ndezur, liderët e ndryshëm vendosën të bllokojnë pesë projektligjet e lidhur me sigurinë kufitare.

Ndërsa bëri të njohur vendimin për këtë pezullim, kryetari i Parlamentit Europian, gjermani Martin Schultz, deklaroi se kjo situatë është e paprecedent në 18 vitet që ai ka shërbyer si eurodeputet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›