Kine, nxenesja 9 vjecare lind femije
LONDER- Në Kinë, një nxënëse 9 vjecare është bërë mamaja më e re në botë duke sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Fëmija ka lindur me operacion cezarian dhe peshon rreth 2. 800 gr. Fëmija lindi më 27 janar në një spital në Changchun, në veri lindje të Kinës, dhe sipas medias lokale vajza ishte 8 muajshe e gjysëm shtatzënë.The City Evening News raporton se vajza dhe fëmija i saj janë mirë, por prindërit kanë dorëzuar një padi në polici. Sipas ligjit kinez kryerja e marrëdhënieve seksuale nën moshën 14 vjece quhet përdhunim.Një infermiere i tha gazetës se familja e vajzës ishte nga Songyuan, një qytet me gati 3 milionë banorë dhe që në pamje të parë vajza “dukej shumë e rritur”, por ishte e paqartë si kishte mbetur shtatzënë. Spitali nuk pranoi të komentonte ngjarjen.Kina ka ndërmarrë një fushatë kombëtare për të ndaluar faqet online me përmbajtje seksuale. Nxënësit e shkollës së mesme shpesh pezullohen apo përjashtohen nëse dyshohen se kanë marrëdhënie seksuale. Sidoqoftë, kritikët theksojnë se është e domosdoshme edukata seksuale me qëllim luftimin e aborteve te adoleshentet, të cilat në këto kohë numri i tyre është rritur ndjeshëm. Sipas statistikave nga spitali i Shangait, rreth 1/3 e aborteve ndodhin tek nxënësit e shkollave.Vitin e kaluar një klinikë në qendër të qytetit të Chongqing u kritikua pasi kishte nxjerrë një reklamë se përgjysmonte cmimin për aborted për këdo që kishte një kartë studentore.Vajza më e vogël që njihet deri të jetë bere mama eshte Lina Medina, nga Peruja, e cila ne vitin 1939 ka lindur në moshën 5 vjecare, shkruan Telegraph. (s.g/telegraph/ balkanWeb)