E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti i Korfuzit, kapiteni shqiptar: Te rishihet vendimi i Hages

TIRANE- Kapitenë të Flotës Detare e konsiderojnë të gabuar vendimin e Gjykatës së Hagës që fajësoi Shqipërinë për incidentin e ndodhur ne kanalin e Korfuzit me 22 tetor të vitit 1946 . Artur Meçollari, Kapiteni i Rangut të Parë, autor i librit "Incidenti i Kanalit të Korfuzit - Drejtësi e anuar", ne nje interviste dhene per "Gazeten Shqiptare" akuzon britanikët se mbajtën të fshehura përmbi 50 vjet shumë dokumente, midis të cilave edhe Planin Operacional XCU dhe XCU ONE. Sipas tij këto 2 plane përfaqësojnë dokumentet më të rëndësishme të zbuluara dhe janë sinteza e përpjekjeve politike, juridike dhe diplomatike e Britanisë së Madhe nga 15 Maji deri 22 Tetor 1946 për përgatitjen dhe organizimin e Provokacionit në Porto Edda. Dokumentet e zbuluara se fundmi por dhe filmimet e shfaqura për herë të parë si dhe zbulimi i bashit të HMS VOLAGE, forcojnë bindjen e tij për pafajësinë e Shqipërisë. Keto dokumenta sipas Kapitetin të Rangut të Parqë kanë nevojë të studiohen nga këndvështrimi juridik dhe ushtarak, ashtu sikurse i gjithë Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Plani Operacional XCU dhe XCU ONE thotë kapiteni Artur Meçollari nuk është i mjaftueshëm për të vërtetuar përgjegjësinë e palës britanike për incidentin. Ai vërteton se lundrimi i anijeve ishte një dhunim i sovranitetit të Shqipërisë nga anijet britanike, por nuk justifikon vendosjen e minave dhe dëmet ndaj jetëve njerëzore dhe materiale. Për të vërtetuar plotësisht përgjegjësinë e Britanisë së Madhe, është e nevojshme sipas tij që ngjarja e datës 22 Tetor 1946 të trajtohet jo si një incident ushtarak në kohë paqe por si një veprim ushtarak në kohë lufte. Fakti që Shqipëria dhe Greqia sipas tij ishin në gjendje lufte në datën 22 Tetor 1946, justifikon Qeverinë e Shqipërisë për vendosjen e minave dhe goditjen e anijeve angleze. Zoti Mecollari kërkon në funksion të transparencës së plotë të ngjarjes që cështja të ritrajtohet më gjerë nga juriste të së drejtës ndërkombëtare publike të specializuar në të drejtën për konfliktet e armatosura dhe të drejtën ndërkombëtare të detit. Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në mina, duke u dëmtuar në konstrukt. Pati viktima dhe ne marinare.(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›