E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza akuzon nënën në News24: Përgjegjëse për vrasjen e burrit tim

TIRANE-Fatjona Hasani, bashkëshortja e Armando Hasanit që u vra më 31 Janar nga xhaxhai i vajzës dëshmon se përgjegjëse për krimin ka qënë nëna e saj, Entela Dashi. Por reagimi e së ëmës ka qënë i menjehërshëm duke mohuar akuzën e bërë nga e bija. Vrasja e Armando Hasanit nga Albert Dashi i njohur me nofkën Bert Qorri ka shkaktuar një debat të ashpër në emisionin e TVNews24 “Me zemër të hapur”. Fatjona Hasani 17 vjecare akuzoi sot në mesditë nënën e saj se së bashku me xhaxhain, Albert Dashi vrau bashkëshortin. Nëna ime është përgjegjëse për vrasjen e Armandos. Të dielën Armando doli të pijë një kafe. Nëna ime është parë së bashku me xhaxhain, dhe kanë thirrur Armandon të dalë jashtë. Pasi ka dalë dhe kane debatuar xhaxhai e ka vrarë me tre plumba burrin tim”, tregoi vajza në një lidhje direkte me emisionin. 17 vjecarja vazhdoi rrëfimin duke treguar se prindërit e saj, sidomos nëna kanë qënë kundër lidhjes së saj me Armandon dhe per kete e kishin kercenuar. “Unë kam denoncuar dhe më parë në polici se ma kishin kërcënuar burrin. Nëna ime nuk donte të vazhdohej kjo martesë. Ajo thirri xhaxhain dhe ja mbushi mëndjen se Armando më keqtrajton që më pas ky ta vriste”. Sa i përket xhaxhait, Fatjona shpjegoi se nuk ka patur asnjëherë konflikte me të. Por, edhe prindërit e djalit të vrarë dëshmuan në emision se prindërit e vajzës kishin kërcënuar gjithmonë se “nuk do ta gëzonin vajzën e tyre si nuse”. Një dëshmi tjetër kundër nënës së Fatjonës erdhi nga një person i dyte,  prezent ne vendgjarje ditën e vrasjes së 30 vjecarit, Armando Hasani. Blerim Luku tha emisionin e drejtpërdrejtë me teleshikuesit se Entela Dashi, nëna e Fatjonës ka qënë të dielën krah vrasësit. “Kishte veshur tuta blu. Kur Alberti e qëlloi 3 herë më plumb Armandon, në kokë dhe bark, i thashë gruas që mos të ikë, por ajo vrapoi dhe u largua”.,tregoi Luku. Këto kanë qënë deklaratat e bëra kur menjehërë në studion “Me zemër të hapur” ka mbërritur telefonata nga nëna e Fatjonës, Entela Dashi. “Unë nuk kam më vajzë, vajza që kisha për mua vdiq. Por, ato që thotë ajo nuk janë të vërteta. Kam qënë në shtëpi në momentin që ka ndodhur kjo vrasje”. Entela Dashi shpjegon se ka qënë kundër martesës pasi vajza e saj ishte e vogël dhe Armando moshë e madhe. Sipas lidhja dashurore e vajzës me djalin solli braktisjen e shkollës dhe më pas martesën e hershme te Fatjones. Sic shton Dashi në mes ciftit ishin dhe konfliktet. “Ai ma rrihte vajzën, pinte gjithë ditën ne lokal, nuk ka nënë që duron këtë, por hedh poshtë cdo dëshmi se kam qënë ditën e vrasjes se Armandos. Madje ngushelloj prinderit per humbjen e djalit te tyre". E pyetur se cfarë konflikti kishte mes Albert Dashit dhe Armand Hasait, Entela Dashi tha se “kunati im jeton në Greqi dhe mbërriti këtu pasi donte të takonte vajzën se është i divorcuar nga gruaja e tij. Kishte vetëm një javë në Shqipëri dhe nuk e di se cfarë mund të ketë patur me Armandon”. Por, edhe pas justifikimit të nënës, Fatjona u shpreh se nuk do të largohet kurrë nga banesa e ish-të shoqit dhe se nuk do ta falë kurrë nënën e saj për vrasjen e bërë. Vrasja e 30 vjecarit Armando Hasani i komunitetit rom ndodhi të dielën pasdite rreth orës 17:20 minuta në Tiranë, në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet. Si autor i vrasjes u arrestua Albert Dashi, xhaxhai I bashkëshortes së Armandos. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›