E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, rinisin protestat në Xinjiang

Agjencitë kineze të lajmeve raportojnë se policia ka arrestuar 1434 persona, në lidhje me dhunën etnike qe shpërtheu ne rajonin perëndimor Xinjiang, ku mbeten të vdekur 156 vetë. Pas trazirave policia dhe forcat paraushtarake njoftohet se e kanë situatën nën kontroll, edhe pse qetësia nuk është kthyer ende plotësisht. Raportohet po ashtu se shërbimet e telefonisë celulare janë bllokuar, ndërsa është ngadalësuar së tepërmi shërbimi në internet. Në kryqytetin e rajonit perëndimor të Xinjiang, Urumqi u mblodhën rreth 200 ujgurë, të cilët bllokuan njërën prej rrugëve kryesore dhe kërkuan lirimin e burrave dhe fëmijëve të tyre të arrestuar. Me këtë rast janë zhvilluar përleshje të ashpra me njësitë speciale dhe forcat policore kineze. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka kërkuar zgjidhje paqësore të konfliktit. Liria e grumbullimit dhe shprehjes së mendimit të lirë duhet të respektohen, tha ai në Gjenevë. Gjatë trazirave në provincën Xinjiang në veriperëndim të vendit janë vrarë, sipas të dhënave të qeverisë, 156 vetë, janë plagosur 800 dhe u arrestuan mbi 1400 të tjerë. Kryeqyteti i rajonit perëndimor të Xinjiang-ut, është një vend me pjesën dërrmuese të popullsisë, që i përket besimit mysliman. Në protesta morën pjesë qindra gra, të moshuara dhe të reja, por edhe meshkuj të cilët mbështeten protestën. Mediat ndërkombëtare thonë se qindra policë janë në gatishmëri për të vepruar për të shtypur protestat nëse situate do të precipitojë. Gjithashtu raportohet se manifestuesve po u bëhet thirrje për t'u kthyer në shtëpitë e tyre. Ndërkaq nga radhët e Ujgurëve, ngrihet zëri dhe kërkohet liri. Përleshjet mes ujgurëve që përbëjnë shumicën e popullisë dhe kinezëve etnikë në Xinjiang shpërthyhen të dielën. Trazirat thuhet se janë pasojë e zemërimit që shkaktoi në mesin e popullatës së atjeshme vdekja e dy migrantëve ujgurë gjatë një grindje në një fabrikë të prodhimit të lodrave në jug të Kinës. Udhëheqësit ujgurë në azil kanë hedhur poshtë akuzat e autoriteve kineze se nxitën dhunën dhe po përpiqen që ajo të përhapet dhe në pjesë të tjera të rajonit. Zyrtarët akuzuan Kongresin Botëror të Ujgurëve për nxitjen e trazirave. Ky grup udhëhiqet nga Rabija Kadir, një biznesmene ujgure, e cila është burgosur për disa vjet nga autoritetet kineze dhe që tani jeton në SHBA. Grupe në mërgim mohojnë përfshirjen në trazira. Ata thonë se protestat shpërthyen për shkak të shqetësimit të ujgurëve nga kontrolli i tepëruar i autoriteteve kineze ndaj mundësive ekonomike, kulturës dhe fesë së tyre. Ujgurët janë kryesisht myslimanë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha sot se Kina duhet t'i zgjidhë në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut të gjitha mosmarrëveshjet. Ai i bëri thirrje qeverisë kineze të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›