Itali, goditet banda italo-shqiptare e drogës

Policia italiane ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër trafikantëve të drogës, duke arrestuar mbi 20 persona.
Mes të ndaluarve janë edhe shqiptarë, italianë si dhe afrikanë. Operacioni i karabinierëve, u shtri në disa qytete të Italisë, ku u angazhuan 120 agjentë policie, duke ushtruar kontrolle në 40 banesa të ndryshme.
Sipas mediave italiane, arrestimet u kryen në qytetet Milano, Brindizi, Vicenca, La Specia dhe Pontremoli. Mes të arresturëve, ishin edhe katër gra dhe një oficer i marinës ushtarake. Banda trafikonte kryesisht kokainë, mariuanë dhe hashash.