E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Vritet serial killer-i, eleminoi 5 persona

Autoritetet policore amerikane kanë deklaruar se kanë qëlluar serial killerin, i cili kishte terrorizuar Karolinën e Jugut, duke e lënë atë të vdekur. Bëhet fjalë për 42 vjeçarin, Patrick Tracy Burris, i cili u vra gjatë një tentative për vjedhje në Karolinën e Veriut. Ai ishte i armatosur dhe në armën e tij u gjetën plumba të njëjtë me ata që ishin përdorur në vrasjen e të paktën pesë personave gjatë ditëve të kaluara. Policia tha se Burris kishte një dosje të mbushur me vepra kriminale, ndërsa ishte liruar në prill pas një penalizimi tetë vjeçar. Të dhënat flasin për një dosje prej 25 faqesh ku specifikohen edhe krimet e tij, ku përfshihen vjedhje, falsifikim, kërcënime, hyrje ilegale në disa shtete, vrasje e të tjerë. Policia ka marrë një telefonatë për personin në fjalë, dhe ndërsa ka mbërritur në vendngjarje ka patur edhe një shkëmbim zjarri me të. Për pasojë është plagosur në këmbë një nga oficerët e policisë ndërsa Burris ka mbetur i vdekur. Plumbat, shenjat e gishtave e të tjera të dhëna kanë bërë të mundur edhe identifikimin e tij. Vrasjet e kryera nga serial killeri u kryen brenda një hapësire të shkurtër kohore, me nje distancë të vogël ditësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›