Ankorohet ne Durres e para krocere per 2008
Anija krocere me 176 turiste ne bord, ka mberritur dje ne Portin e Durresit, per nje vizite disaoreshe ne Shqiperi. Krocera "Dalmacija" u ankorua rreth ores 08:00 te mengjesit ne Durres, per te lene brigjet shqiptare ne oret e mbremjes. Turistet amerikane, gjermane, austriake, italiane dhe kroate, bene nje vizite ne disa prej vendeve me interes arkeologjik e historik ne Shqiperi. Pas pritjes nga ministri i Turizmit, Ylli Pango, ne mjediset e hotel "Rogner" ne Tirane, vizitoret njeditore te Shqiperise udhetuan drejt Krujes. Pango vleresoi ardhjen e tyre, duke e cilesuar si nje hap pozitiv per promovimin e turizmit shqiptar ne bote. E para krocere qe kjo qe vizitoi Shqiperine per vitin 2008, ndersa pritet qe ajo te pasohet edhe nga te tjera si austriake, gjermane etj. Nje pjese e turisteve preferoi te kalonte oret e qendrimit ne qytetin e Durresit, duke vizituar amfiteatrin antik dhe vende te tjera arkeologjike. Anija 2 mije tonesh "Dalmacija" eshte 117 m e gjate, 17 m e gjere, me nje zhytje 5,60 m. Kjo eshte anija e pare turistike qe prek kalatat e Portit te Durresit, ndersa nga viti ne vit numri i anijeve dhe turisteve qe po mberrijne nga deti per te vizituar trekendeshin Durres-Kruje-Tirane po shenon rritje. Ne vitin 2006 jane regjistruar 460 te huaj qe kane vizituar Durresin me krocera, ne vitin 2007 kane qene 870 vizitore dhe kete vit ky numer pritet te shenoje rritje. Kjo pasi qyteti antik po hyn gjithnje e me shume ne axhendat e krocerave qe qarkullojne neper Mesdhe, ndersa per shume turiste "te gjezdisur", bregdeti shqiptar perfaqeson nje te panjohur te madhe. Pango theksoi: "Jane pergatitur guidat turistike per kete vit, te cilat u prezantuan dhe ne panairin e Berlinit ne formen e "10 turet e Shqiperise" me pjeset me kryesore te saj, duke filluar nga Alpet, Butrinti, Korca dhe gjithe Riviera. K. Jaupaj