E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Mujes, mbetet ne burg 19-vjecari

Gjykata e Rrethit te Shkodres ka vendosur dje te lere ne burg pa afat Fatjon Bushatin, 19-vjecarin e akuzuar per vrasjen e 30-vjecarit Ardian Muja. Seanca eshte zhvilluar ne oret e pasdites, pasi ne ndertese kane perfunduar gjithe proceset e tjera gjyqesore. I akuzuari eshte sjelle nen masa te forta sigurie, ndersa policia e Shkodres kishte "blinduar" zonen. Burime nga Gjykata e Rrethit te Shkodres bejne te ditur se gjate seances se djeshme, te zhvilluar me dyer te mbyllura, 19-vjecari eshte shoqeruar edhe nga personeli mjekesor i spitalit rajonal te Shkodres, pasi gjendja e tij shendetesore eshte ende problematike. "Fatjon Bushati ishte nen efektin e ilaceve dhe mundi t'i pergjigjej vetem disa pyetjeve rutine", bene te ditur burime nga gjykata, sipas te cileve gjate seances se djeshme mbrojtja i ishte besuar nje avokati te caktuar nga familja. Perfaqesuesi i organit te akuzes depozitoi provat ne ngarkim te personit te akuzuar per vrasjen e dhendrit te shtepise. Burimet pohojne se per shkak te konfliktit mes dy kuneterve, qe zgjaste prej me shume se nje muaji, 19-vjecari Fatjon Bushati do te akuzohet per "vrasje me paramendim", ndersa do te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimit gjyqesor. "Fatjon Bushati ishte kunder fejeses se motres se tij me nje burre, i cili ishte i divorcuar dhe kishte dy femije", citohet te kete thene ne seance prokurori, duke e percaktuar kete konflikt si motivin e vrasjes se 30-vjecarit Muja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›