Koha e filmave "Made in Albania"
Anisa Ymeri
Jane me pikatore filmat shqiptare prej gati dy dekadash, e kete gjithkush e di. Por, duket se 2008-a do te jete viti i premierave te filmave qe gjithaq pagezohen si "Made in Albania". Kjo pasi te gjithe duhet dhe mbajne "vulen" e Qendres Kombetare te Kinematografise, e cila ne saje te projekteve akordon fonde per regjisoret shqiptare. Por sigurisht keta filma s'do te mund te shfaqeshin per publikun shqiptar e festivalet nderkombetare te filmit pa coo-produksionet. E ne pjesen me te madhe te rasteve, jane ata qe vendosin per kohen e premieres se tyre, producentet e huaj. Jane se paku 3 filma shqiptare, perpos atij te Piro Milkanit "Trishtimi i Zonjes Shnajder" me premieren e tij te 29 shkurtit, qe pritet te kene premieren e tyre ne Shqiperi kete vit. Mirepo, nuk ka data te percaktuara per keto premiera. Arsyeja mund te gjendet ne kete fraze te regjisorit Artan Minarolli: "Presim coo-premieren per te vendosur me pas se kur do te jete premiera ne Tirane". Eshte fjala per filmin e tij qe ne fillim kur pritej te shfaqej i paperfunduar ne festivalin e 12-te te filmit shqiptar, ne tetor te 2006-es ishte "Vera", ndersa me pas "Lutja e dashurise". Ne qershor te vitit 2007, Minarolli u shpreh: "Pak dite me pare ka perfunduar miksazhi i filmit, dhe nje kopje e filmit tani duhet te jete ne studion e producentes franceze, Loreta Mokini". Mirepo, duket se producentja ende s'e ka vendosur se kur do te mund te shfaqet filmi ne Tirane, ku interpreton edhe violinisti Tedi Papavrami. Por, nje gje eshte e sigurt. Sikunder pohoi edhe kryetari i Qendres Kombetare te Kinematografise, Xhevdet Ferri, ne premieren e "Trishtimi i Zonja Shnajder", qe kete vit, ne pak muaj do te jene premierat e se paku tre filmave. Ky i Minarollit, por edhe dy te tjereve, qe xhirimet i bene vetem veren e vitit 2007. "Lenini dhe ne" i regjisorit Saimir Kumbaro dhe i bujshmi "Koha e kometes", i regjisorit Fatmir Koci, bazuar ne romanin e Kadarese "Viti i mbrapshte". Ai u shnderrua ne nje "vit te mbare" per regjisorin Koci, i cili mundi te permbylle xhirimet ne nisje te vjeshtes se vitit 2007. Filmi me i kushtueshem ne historine e kinemase shqiptare, plot 2,5 milione euro. Kombetar teresisht per nga tematika, por nderkombetar per sa i takon produksionit dhe Qendra Kombetare Kinematografike ka dhene fare pak para per te. Ai mban firmen e kompanise gjermane per produksion "LARA Enterprises", producent i se cilit eshte Allan Mixhic, me origjine nga Bosnja. Ndersa xhirimet jane shtrire mes Maqedonise e veriut te Shqiperise.
Ndersa nje tjeter film shqiptar, qe u xhirua ne muajt e nxehte te veres qe shkoi, eshte ai i Saimir Kumbaros. Ende nuk ka nje titull perfundimtar filmi, pasi kur perfundon teresisht atehere percaktohet me se miri edhe titulli. Komedi e zeze mund te thuhet pa frike per te, pasi gjithcka zhvendoset ne nje shtepi per te moshuarit, dhe rrefehen bemat e jetes se tyre per te mberritur tek "e keqja e madhe" e te gjitheve.
Eshte bere edhe e udhes qe Shqiperia i sheh filmat e saj vetem pasi ato kane bere xhiron e festivaleve, neper te cilat jane ftuar te marrin pjese.
"Koha e kometes" mes Kadarese dhe Kocit
Shesh-xhirimi i nje filmi perhere te ndjell. Nje kuader mjafton qe te kthehesh pas, ne vitin e hershem 1914, kur Shqiperise ja behu nje princ, Vidi, te cilen deshen ta benin mbret te shqiptareve. Gjithcka rrefehet, sipas Kadarese, ne faqet e romanit te tij, dhe gjuhes filmike te Kocit per te percjelle te dy mesazhin e madh, ndonese njeri nepermjet titullit "Vit i mbrapshte" dhe tjetri "Koha e kometes". Duhet te flasesh me gjuhen e atyre viteve, per te percjelle mesazhe te medha ne kesi ditesh. Kostumet jane teper te rendesishme! Fati ka qene me regjisorin Koci kete here, pasi per t'i siguruar i eshte dashur te beje vetem nje gje. T'i heqe pluhurin kostumeve qe gjendeshin ne magazina, mbetjeve te pakta te "Alba Film" apo ish-Kinostudios.
"Lutja e dashurise" e trullosja nga tranzicioni
Skenari mban firmen e Ylljet Alickes, dhe ajo cka perpiqet te jape filmi, eshte tabloja e rilindjes shpirterore te shqiptareve. Fill kuptohet se ngjarjet vijne prej viteve te para te tranzicionit, ku "trullosja" qe me e forte ne vlerat shpirterore. Por cila eshte Shqiperia e Alickes dhe Minarollit ne kete film, i cili mund edhe te ngjalle jo pak reagime. Alicka shprehet se, "kam bindjen qe asgje nuk duhet t'i shmanget objektit te artit, edhe te shemtuarat qe ndodhin, por edhe gjerat e bukura. Edhe ligesia edhe heroizmat e nje shoqerie. Dhe nuk dua qe te merret si nje film qe shan Shqiperine apo me ngjyra patriotike te ekzagjeruara, pasi kam dashur te jap nje tablo ashtu sic eshte". Por, te gjitha keto s'do te mund te perballen me shqiptaret deri ne vendosjen e dates se premieres.
"Lenini dhe ne", humori i zi nga Shqiperia
Ka kushtuar gati 500 mije euro, prej te cilave 35 milione leke te rinj jane akorduar nga Qendra Kombetare e Kinematografise per filmin "Lenini dhe ne" qe ne fillim ishte ideja te titullohej "Mire mengjes shoku Lenin". Premiera, sipas regjisorit Kumbaro, mund te jete ne shtator, pasi tani priten vendimet e producentes franceze per post-produksionin.
Ndonese eshte cilesuar humor i zi, ai me te cilen percillet kumti i ketij filmi, i cili eshte ndjelles per nga titulli, regjisori rrefente pak pas perfundimit te xhirimeve se, "nuk eshte aspak qellimi im te tall figurat historike, as Leninin, as Enverin. Pasi nuk eshte detyra ime te merrem me ta dhe te mbaj qendrim. Filmi eshte defrim plus edukim. Dhe ketu tregohet zotesia jone, per te realizuar filma qe mbeten edhe pasi ka shkaktuar humor".