Kinë, shpërthen impianti kimik
Një impiant kimik ka shpërthyer në Lindje të Kinës duke provokuar vdekjen e të paktën 14 personave. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve CNN.
Ndërkohë që në Kinë lajmi është raportuar nga autoritetet e provincës së Shandong, ndërsa nuk sqarohen arsyet e shpërthimit si dhe dëmi që mund të jetë shkaktuar.
Ajo çfarë vihet në dukje është rrezikshmëria e lartë e lëndëve kimike dhe ndotja që mund të shkaktojnë.