Ne mesnaten e pleniumit tragjik Nexhmije Hoxha i ulerin Kadri Hazbiut per fejesen e te birit te Mehmetit

Zbardhet plenumi i tetorit te vitit 1982 i cili shkrumboi ne menyren me tragjike njeriun mit te legjendave te Sigurimit te Shtetit. Shperfytyrimi i tij para shperthimit te Lenka ukos dhe cudia e ndryshimit te tonit te zerit te Enver Hoxhes ne sekondat e fundit afer mengjesit
Hyrje
Pas kesaj qe u perjashtua nga partia Kadri Hazbiu te mos beje kupton kapadailleqe neper rruge. Te mos tregohet kuptoneee leviz duart dhe nuk i heq syte nga siperfaqja e tavolines qe une qenkam i mire dhe jam denuar kot... Une e keshilloj te vije ne vete mbledh doren grusht mbi tavoline. Ka nevoje shume te vije ne vete dhe te reflektoje shume ne keto gjera qe u thane ketu ne plenum nga shoket. Edhe te jete i bindur se keshtu mendon mire partia. Prandaj per te miren e tij une e keshilloj tund gishtin tregues poshtendashlart qe te reflektoje dhe ta filloje nga alfa ceshtjen e tij te ndershme.
e perserit Te ndershme. Dhe si komunist ai... por dicka mund ti kete mbetur kupton Ajo qe i ka mbetur duhet ti sherbeje qe te njohe keto gabime njehere.
Kjo eshte deklarata e fundit e Enver Hoxhes ne mbyllje te plenumit dyditor i cili kishte shkaterruar perfundimisht njeriun mit te legjendave te Sigurimit te Shtetit Kadri Hazbiun. Pasi e sorollaten dhe e percudnuan me lloj-lloj akuzash dhe pyetjesh te panumerta te gjithe anetaret e plenumit deri sa e tensionuan situaten ne ate pike sa Kadriu filloi te revoltohet i bene dhe kercenimin ekstrem. Dhe ate kercenim nuk ia beri dokushdo por vete iniciatori i asaj reprezaljeje psikike ndaj tij Enver Hoxha. Ne momentin me kulminant te acarimit iu drejtua Kadri Hazbiut me shprehjen Une do te propozoj te te arrestojne dhe do te arrestojne. Dhe megjithese u arrit ne kete pike cuditerisht ndaj tij vijuan pyetjet dhe kerkesat me te njejtin ritem dhe me te njejtin pasion nga te gjithe diskutantet ne salle. Por cudia me e madhe ndersa shfletojme materialet e plota arkivore qe permbledh te plote ate plenum qe mban daten 11 tetor te vitit 1982 mesohet ndersa zbardhet fjala mbyllese e Enver Hoxhes. Ai pas momentit kur salla e perpunuar votoi njezeri per perjashtimin e Hazbiut nga partia ne te cilen ai kishte hyre qe ne vitin 1942 filloi nje retorike te shkurter. Gjithcka qe tha pas ketij momenti kishte te bente me ate qe Kadri Hazbiu duhej te ishte i qete dhe te fillonte te punonte me ndershmeri per te korrigjuar veprimtarine e gabuar qe i ishte vene ne dukje nga partia.
Kur lexon ato fjale as qe mund ta marresh me mend se Kadri Hazbiu vetem 4 dite me pas do te prangosej dhe po ate nate do tu nenshtrohej deri ne mengjes torturave me cnjerezore qe mund te ishin njohur ne Shqiperi deri ne ate moment.
Gjithcka rreth asaj dite kur ndodhte cudia e radhes me ish-ministrin e viktimizuar Hazbiu njihemi pikerisht ne shkrimin e meposhtem i cili behet i mundur vetem pas zbardhjes me perpikmeri te dokumentacionit te plote te ndodhur ne arkivin e ish-Komitetit Qendror te PPSH-se.
Vijon nga numrat e kaluar
Pas dy dite debatesh ne sallen e plenumit te mbledhur posacerisht per Kadri Hazbiun situata degjeneroi deri aty sa Enver Hoxha i tregoi se fundi i tij ishte arrestimi. Ne kete moment ai eshte munduar te dialogoje por qe gjithsesi situata e tij eshte tragjike. Shprehjet e tij se partia ime me arreston dhe se nese jam i tille per tu arrestuar le te arrestohem nuk e kane prekur aspak Enver Hoxhen i cili nuk ka denjuar qe te vazhdoje kercenimin e nisur duke thene Po po dhe do te arrestojme. Me tej vazhdon serish dialogu dhe bombardimi i tij me pyetje per te kerkuar llogari pa fund per veprime te bera dhe te pabera sikur te mos i ishte treguar se gjithcka qe thuhej ishte e kote pasi ajo qe do te vendosej ishte paramenduar. Pas kesaj vazhdojne diskutimet ne vijim te shkrimit te meposhtem.
Me perjashtim te shenjave te pikesimit nuk eshte bere as nje nderhyrje redaksionale.
Enver Hoxha Mire mbaroi. Tashti. Na thuaj nje cike qe ne konferencen e Tiranes qe Hulusi Spahiu ka dhene ne gjyq ka dhene Beqir Ballukun kupton qe ishte pjesetar i konferences se Tiranes. Ti kete pse nuk e ke thene
Kadri Hazbiu Tashti shoku Enver e kam thene se kam thene se mbaj mend... shiko... Ilaritet ne salle per shprehje mosbesimi. Nje gje...
Enver Hoxha Keshtu e mbarojme neve...
Kadri Hazbiu Nje gje eshte shoku Enver... nderpritet nga nderhyrjet
Enver Hoxha Keshtu e mbyllim
Kadri Hazbiu Nje gje eshte shoku Enver... Fjalen e merr Enver Hoxha i cili fillon sulm me ironi per te dhene goditjen e fundit.
Enver Hoxha Nje gje eshte shoku Kadri qe kjo figuron ne sigurim. Pike. Dhe ne qofte se tregohesh se Beqir Balluku kishte marre pjese ne konference atehere nuk do ishte me minister por do ti ishte prere koka.
Kadri Hazbiu Pooo.
Enver Hoxha Po
Kadri Hazbiu Keshtu se sa ka pasur qe jepnin parulla ashtu... te dhena jepnin deponime. Ne ate kohe edhe mund te mos i kem vleresuar. Nderhyrje te medha nga salla duke ngritur edhe zerin.
Kadri Hazbiu Avash avash.
Enver Hoxha Ne e ulim zerin por ti e di punen prandaj mos...
Kadri Hazbiu Jo une nuk e di kete shoku Enver.
Enver Hoxha E.. Nuk e di nuk e di....
Kadri Hazbiu Jo nuk e di.
Enver Hoxha Kqiji motren.
Kadri Hazbiu Jo te shtremberohen gjerat shoku Enver.
Enver Hoxha Ne qofte se nuk pergjigjesh une e mbyll.
Kadri Hazbiu Jo dhe te shtremberohen gjerat shoku Enver.
Enver Hoxha Cohet ne kembe dhe duke prere me duar situaten deklaron
Edhe une propozoj te te arrestojne.
Kadri Hazbiu Po mire dakord
Enver Hoxha Po sigurisht.
Kadri Hazbiu Dakord posiii.
Enver Hoxha Jo... ju lutem...
Kadri Hazbiu Partia ime me arreston
Enver Hoxha Eee partia tende partia tende te arreston se ke bere faj. Ajo ben ligjet.
Kadri Hazbiu Ne qofte se une jam i tille per tu arrestuar le te me arrestoje.
Enver Hoxha Po po edhe do te arrestoje.
Nexhmije Hoxha Kur flitej per fejesen e djalit te Mehmet Shehut dhe ti ore ti ishe ne dijeni per ate qe behej atje dhe per nje gje te tille si mund te mos i flisje
Kadri Hazbiu Shiko ore shiko une nuk nisem nga ajo qe te shfajesohem po si ti thosha une qeee kupton mos u fejo
Enver Hoxha Posii Posiiii ne as nje menyre te mos e bente.
Kadri Hazbiu Shoku Enver ky me tha eshteee kam pyetur dhe te tjere...
Enver Hoxha Jo jo meqenese na pyete....
Kadri Hazbiu Po si te them...
Enver Hoxha Meqenese na pyet une te them ne asnje menyre te mos e bente.
Kadri Hazbiu Po pse
Nga salla Me cfare lidhej
Kadri Hazbiu Po kete e dinte ai.
Nga salla Kundervenie per te njejten gje
Kadri Hazbiu Po kete e dinte ai cdo i thosha te re une
Nga salla Rexhep.... Si mund te te mos binin ne sy ty gjithe ato qe benin ata dhe ti te rrije nuk jane aq burra ata...
Kadri Hazbiu Po pyetja ishte shoku Rexhep dakord. Pyetja...
nderhyrje nga presidiumi
Lenka Cuko Duke u cuar ne kembe teper e irrituar dhe duke bere me duar ne drejtim te Hazbiut
Se cfare benin ata kete e di mire Kadri Hazbiu prandaj te flase ketu para Komitetit Qendror...
Nga Salla i merret fjala kush te flase me pare
Naunka Bozo Kur ishte dhene orientim nga Komitetiti Qendror i Partise per te punuar per veprimtarine armiqesore te Mehmet Shehut Kadri Hazbiu me Idriz Seiter e te tjere vjen dhe shkon ne shtepine e tij ne Mallakaster etj. etj...
Adil Carcani Kjo eshte e mbas.... Idriz Seiti mbase kishte deshiren e tij qe te kishte me vete edhe Kadri Hazbiun...
Nderhyn Enveri Hoxha
Enver Hoxha Shoqa Naunka tashti cti pergjigjem Kadriut une. Po me para se te vinim te ti e te thoshe gjithe ato gjera... e nisa Kadriun e i them te shkosh ne Mallakaster. Te ngresh popullin edhe tu flac kunder Mehmet Shehut e ti thuash atij qe arrestuam ....
shikon nga Ramizi si e ka emrinee..
Ramiz Alia Eumlee Hekuran Qazimi.
Enver Hoxha Po Hekuran Qezimit qe do te rrish urte se do te zeme nga xverku dhe do te fusim brenda. Kurse ki kupton ju ben ato gjera juve. Jo keto jane gjera te cuditshme mire thote shoqja Lenka keta njerez jane eee... .
Nga salla ploteson serish Naunka Bozo Ka ardhur dhe mes njerezve ka thene se Mehmet Shehu ka qene tere jeten besnik i Enver Hoxhes. Ja ky ka thene atje.
Enver Hoxha E e besnikerine tashti e kemi shpjeguar.
Kadri Hazbiu Shoqa Naunka tashti... une le te mbaj mbi shpine shoku Enver cdo gje po e verteta eshte keshtu...
Enver Hoxha He
Kadri Hazbiu Edhe ne Mallakaster kur kemi qene ne Mallakaster une kam thene keshtu qe luften nuk e ka bere Mehmet Shehu por luften e ka bere partia e ka bere...
nderhyn Enver Hoxha
Enver Hoxha Le tashti se cke thene ti...
ilaritet ne salle..
Kadri Hazbiu Nje minute nje minute...
Enver Hoxha Leri keto xhanem.
leviz doren dhe ve buzen ne gaz
Kadri Hazbiu I acaruar dhe i tensionuar ne kulm per situaten ne te cilen e vendosin ne cdo cast
Naunka eshte Naunka une kam ndergjegjen time per kete gje.
...........
Enver Hoxha Une propozoj qe... Skemi pse zgjatemi se keshtu mund... eee... te zgjatemi kupton... me muaj te tere. Kadri Hazbiu nuk na sqaroi asgjekafshe kupton
Nga Salla Shoku Enver nuk duhet te lihet ketu kjo pune se eshte shume e thelle dhe duhet te vertetohet bashkepunimi i tij me Mehmet Shehun me armiqte e tjere te vazhdoje ceshtja te vazhdoje gjyqi dhe ne fund te shkoje atje ku i takon. Me shoket.
Enver Hoxha Degjo... Te prononcohet.
Te prononcohet gjithe plenumi dhe ne nuk do te jemi ne kundershtim me vendimin e plenumit.
Nga sallaZera te shumte qe flasin ne turme
Dakord dakord...
Enver Hoxha Dakord perse
Nga Salla Qe te perjashtohet nga partia.
Enver Hoxha Te perjashtohet nga partia. Atehere te mbahet.
. . .
Enver Hoxha
Kaq e kishim edhe ceshtjen e Kadri Hazbiut. Edhe e keshilloj shokun Kadri qe pavaresisht se u perjashtua nga partia kete ceshtje duhet ta gjykoje me seriozisht. Se ky eshte vendim i drejte. Dhe... ka kohe te korrigjohet. Dhe neve i premtojme qe ta ndihmojme te korrigjohet sic e kemi thene edhe ne Byro qe... varet shume nga Kadriu. Neee... Te mos i sjellim shqetesime Partise me. Poor... te rrije i qete atje ku eshte. Eumleee te mose te moseee leviz duart ne forme rrethi te mos beje kupton kapadailleqe neper rruge. Te mos tregohet kuptoneee leviz duart dhe nuk i heq syte nga siperfaqja e tavolines qe une qenkam i mire dhe jam denuar kot. Jam i persekutuar. Me sulmuan ne Komitetin Qendror kuptoon ku smori vesh i pari te dytin bile shoku Enver tha qe do te arrestohet. Prandaj...mendohet une e keshilloj te vije ne vete mbledh doren grusht mbi tavoline. Ka nevoje shume te vije ne vete dhe te reflektoje shume ne keto gjera qe u thane ketu ne plenum nga shoket. Edhe te jete i bindur se keshtu mendon mire partia. Prandaj per te miren e tij une e keshilloj tund gishtin tregues poshtendashlart qe te reflektoje dhe ta filloje nga alfa ceshtjen e tij te ndershme e perserit te ndershme. Dhe si komunist ai... por dicka mund ti kete mbetur kupton Ajo qe i ka mbetur duhet ti sherbeje qe te njohe keto gabime njehere.
Ahere kete ceshtje e mbyllim.