E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu nga Podgorica Punimet per disiplinimin e lumit Buna duhet te jene te miremenduar

Shqiperia dhe Mali i Zi organizohen konkretisht per te parandalur perseritjen e situates se nje viti me pare ku zona e nen Shkodres per disa dite me radhe u mbulua nga uji. Ne kuader te ketij bashkepunimi ministri i mjedisit Fatmir Mediu dhe homolgu malazez Tarzan Miloshevic kane theksuar gjate nje takimi ne Mal te Zi mes tyre se punimet per disiplinimin e lumit Buna duhet te jene te miremenduar dhe afatgjata. Deri ne keto moment per permiresimin e situates ne argjinaturat e ketij lumi kapin nje vlere prej 10 milion dollare.
Mediu -nuk duhet te nxitohemi me nderhyrjet e shpejta te cilat mund te kene nje rezultat afatshkurter por ne te ardhmen mund te rezultojne serish te padobishme. Te gjitha nderhyrjet duhet te kene si objektiv efektet social-ekonomike per banoret e zones duke i evituar atyre tragjedi sic ndodhi me permbytjen e vitit 2010-deklaroi Mediu.Ndersa homolugu malazez tha se bashkepunimi mes dy vendeve eshte me i forte se kurre. Tashme bashkepunimi mes te dy vendeve eshte me i forte se kurre dhe mjaft intensiv. Ju pergezojme per te gjitha punimet qe keni kryer ne argjinaturat e lumit Buna te cilat deri tani kapin nje vlere 10 milione dollare pasi te gjitha keto vepra do te kene efekt te menjehershem edhe ne vendin tone-tha Miloshevic.Gjate kesaj vizite ne Podgorice ministri Mediu zhvilloi edhe nje takim me ministrin e Turizmit dhe te Zhvillimit te Qendrueshem zotin Predrag Sekulic ku ne qender te diskutimeve ishin sfidat e perbashketa te dy vendeve sic jane ndryshimet klimaterike nje cenim i perbashket ndaj vijes tone bregdetare ndotja e liqenit te Shkodres si dhe perpjekjet per te zhvilluar turizmin ne zonen e Bjeshkeve te Namuna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›