Kinë, shpërthen miniera, 29 viktima

Pas shpërthimit të gazit në një minierë karboni, 29 minatorë kanë humbur jetën në qytetin Hengyang, në Kinë.
Nga ky shpërthim që ka ndodhur gjatë natës kanë mbijetuar vetëm 6 minatorë. Lajmin e ka bërë të ditur Agjensia Kombëtare për Sigurinë në Punë.
Nga gjashtë të mbijetuarit, vetëm njëri ka mundur të dalë vetë nga miniera, ndërsa pesë të tjerët janë shpëtuar nga skuadrat e shpëtimit.