E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, vdesin 73 minatorë nga shpërthimi i gazit

Si pasojë e shpëtimit të gazit në një minierë në provincën veriore Sanksi të Kikës, të paktën 73 minatorë kanë humbur jetën sot herët në mëngjes, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën tokë. Agjencia shtetërore e lajmeve kineze Hsinhua, bën të ditur se në momentin e shpërthimit në minierë kanë qenë 436 minatorë, shumica e të cilëve kanë arritur të dalin jashtë. Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar në Kinë kanë humbur jetën 3 mijë minatorë, por dyshohet se numri i vërtetë i viktimave është shumë më i madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›