E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e Mistrovicës po pranojnë planin e Ahtisarit

Prishtinë - Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Mitrovicë, Dejvid Slin ka deklaruar se serbet e Kosovës kanë nisur ta pranojnë gradualisht planin e ish-ndërmjetësit për statusin e Kosovës Marti Ahtisari. “Serbët që jetojnë në Mitrovicë kanë reaguar pozitivisht ndaj pjesës së planit për krijimin e një shoqërie shumëtnike në shtetin e ri”, është shprehur përfaqësuesi i institucionit që vëzhgon zbatimin e planit Ahtisari, Dejvid Slin. Sipas Slin, zyra e drejtuar nga Piter Feith ka mbyllur shumë punë në këtë zonë vitin e kaluar dhe janë shënuar reagime pozitive nga serbët, që pas shumë keqinterpretimesh, kanë parë të mirat që ofron ky plan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›