E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë Ipeshk Zef Simoni

Të shtunën vdiq në Shkodër, në moshën 80 vjeçare, meshtari Zef Simoni, një nga 4 ipeshkvijtë shqiptarë të periudhës paskomuniste, te shuguruar nga vetë Papa Gjon Pali i dyte, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, ne muajin prill të vitit 1993. Zef Simoni ishte mes klerikëve të shumtë shqiptarë, që gjatë regjimit komunist provuan burgjet dhe kampet e internimit. Pas proceseve demokratike, Zef Simoni shërbeu si ipeshkv ndihmës në Arqipeshvinë e Shkodrës, duke dhënë kontributin e tij jo vetëm në meshtari, por edhe në letërsinë dhe studimet shqiptare. Nderimet e fundit për meshtarin katolik Zef Simoni do të zhvillohen të dielën në sallën "Kardinal Mikel Koliqi",në Arqipeshvinë e Shkodrës, ndërsa ceremonitë e lamtumirës do të zhvillohen ditën e hënë në qytetin e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›