E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria promovon në Mitrovicë ofertën për decentralizimin

Mitrovicë - Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, kanë promovuar ofertën e Qeverisë së Kosovës për decentralizim, para një grupi të shoqërisë civile shqiptare dhe serbe në Mitrovicë, por nuk kanë asnjë ide se si të veprohet në zbatimin e saj. Izet Sadiku, këshilltar i parë i ministrit të pushtetit lokal, Sadri Ferati, ua bëri me dije serbëve se oferta e tyre u jep kompetenca shtesë komunave serbe, për dallim nga komunat shqiptare, duke u ofruar shërbime dhe pushtetin më afër qytetarëve. RTK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›