110 vjet burg per Allen Stanford

Allen Stanford, manjati nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara është dënuar me 110 vjet burg për shkak se ka mashtruar investitorët duke shkaktuar një dëm me vlerë prej 7 miliardë dollarësh në një skemë mashtrimi të shtrirë në më shumë se 20 vjet.
Skema Ponzi u përshkrua si një nga më të mëdhatë në historinë e SHBA. Rreth 30.000 investitorë janë të përfshirë në skemë e deri tani prokurorët nuk kanë arritur të gjejnë më shumë se 92 për qind të aseteve që "Stanford International Bank" pretendonte të kishte. Në gjykatë, vetë Stanford ka mohuar çdo faj, duke pohuar para gjykatësit se nuk gënjente askënd. Mashtrimi supozohet se shtrihej jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por dhe në Britaninë e Madhe dhe Karaibe. Në një ndër gjyqet më të bujshme në Shtetet e Bashkuara, prokurorët kërkuan që Stanford të dënohet me 230 vjet burg, ndërsa Gjykatësit vendosën ta përgjysmojnë këtë propozim.
Allen Stanford është konsideruar, një nga njerëzit më të pasur në SHBA, me një pasuri që llogaritej në më shumë se 2 miliardë dollarë, shumica e së cilës e fituar përmes skemës piramidale të krijuar prej tij. Revista "Forbes" e pat renditur manjatin Stanford si personin e 605-të më të pasur në botë në vitin 2006. Që prej arrestimit të tij në vitin 2009, ai ka kaluar tre vjet në paraburgim, pasi iu mohua lirimi me kusht.