E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi do te hetohet per financimin ilegal te fushates ne 2007

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, duket se kohët e pushimit të tij do t’i duhet të mbrojë veten mbi akuzat e shumta, të cilat nuk janë çuar më tej për shkak të imunitetit të tij. Imuniteti i Sarkozisë sipas kushtetutës franceze mbaron një muaj pas largimit nga detyra , duke i hapur kështu rrugën pyetjeve të shumta mbi akuzat për financim ilegal të fushatës së tij në vitin 2007. Sarkozy ka mohuar marrjen e kontributeve ilegale të fushatës, ndërsa duket se 57 vjeçari do të mbetet në qendër të vëmendjes. Edhe pse akuzat janë ende të pakonfirmuara përfshirja e trashëgimtares së firmës së njohur L’Oreal , Liliane Betenkurt në fondet e fushatës së ish-presidentit Sarkozy në vitin 2007 mjafton për të hapur hetimet nga autoritetet franceze . Gjyqtarët në Bordo janë në kërkim të akuzave që ish-këshilltari financiar i Betencourt ka dhënë fonde në mënyrë të paligjshme për Sarkozinë. Ajo, e cila filloi në kuadrin e një thashethemi u shndërrua më pas në një skandal politik, i cili për një kohë të gjatë shoqëroi Sarkozinë gjatë mandatit të tij të parë e të vetëm në krye të Elizesë. Regjistrimet sekrete të Bettencourt duke folur me këshilltarërt e saj u botuan në vitin 2010.
Gjyqtarët kanë akuzuar dhe burgosur ish-këshilltarin e saj financiare. Sarkozy ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij, ndërsa duket se nuk po shijon aspak ditët e para të pushimeve afatgjata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›