Kinë,35 viktima nga përmbytjet
Në Kinën Perëndimore vazhdon gjendja katastrofike e shkaktuar nga shirat dhe përmbytjet e shumta. Sipas informacioneve që njofton media shterore Xinhua, në këto përmbytje kanë vdekur të paktën 35 njerëz, dhe më shumë se 3500 të tjerë janë mbuluar nga balta e ardhur nga rrëshqitjet masive.
Në 2 krahinat e varfra të Longnan, dhe atë të Gansu, të paktën 26 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 të tjerë u bllokuan, nga rrëshqitjet masive.
Ndërkohë që më shumë se 10500 njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Televizioni shtetëror tregoi pamjet e një grupi ushtarësh që ishin duke evakuuar 9 të moshuar nga shtëpitë e tyre në rrëzë të malit, pas shkatërrimit të shtëpive.
Më shumë se 1239 njerëz u vranë në qytetin e Zhouqu, kur një ortek me balte dhe gurë përfshiu një pjesë të madhe të qytetit, duke sjellë shkatërrime masive.
Nga meteorologët janë parashikuar më shumë shira në ditët në vijim.
Në provincën e Sichuan, rrëshqitjet kanë vrarë 5 vetë dhe kanë bllokuar 500 të tjerë, njoftuan mediat shtetërore.
Më shumë se 10000 trupa të policisë dhe të ndihmës së shpejtë, janë dërguar në qytetin e Zhouqu për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.
Kjo zonë është e prekur nga një tërmet i fuqishëm në vitin 2008, ku u vranë 80 000 njerëz.
Meteorologët kanë parashikuar më shumë shira në ditët e ardhshme. Sipas autoritetteve zyrtare numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të numrit të lartë të të humburve.
Këtë vit Kina është përfshirë nga një valë e madhe përbmytjesh, dhe katastrofash që kanë bërë të vdesin me qindra njerëz.