Kineastët: Të largohet Xhevdet Ferri
Autori i Lajmit: Redaksia
Tri shoqata i janë drejtuar Ministrit të Kulturës dhe kanë vënë në dijeni kryeministrin, ai që emëron kreun e Qendrës Kombëtare Kinematografike, se nëse Ferri rizgjidhet, ato do të bojkotojnë zgjedhjen e Këshillave Miratues të Projekteve. Një grup kineastësh i kanë kërkuar ministrit të Kulturës dhe kryeministrit, të mos propozojnë dhe emërojnë për së dyti kryetar të QKK, Xhevdet Ferrin. Në kërkesën e tyre ata shkruajnë se zoti Ferri nuk ka treguar aftësi në drejtimin e kinematografisë shqiptare nëpërmjet QKK. "Derisa kryeministri të vendosë se cili do të jetë kryetari i ri, Shoqatat "Lumiere", Shoqata e Filmit të Animuar dhe e Filmit Dokumentar, nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Këshillin Miratues të Projekteve." Po ky njoftim i është dërguar edhe vetë Ferrit të cilit i është kërkuar të dalë në një konferencë për shtyp dhe të tregojë transparencë.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009