E Diel, 1 Nëntor 2026

Kineasti Anagnosti nderohet me urdhrin “Nderi i Kombit”

TIRANE-Presidenti Bamir Topi dekoroi sot kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti, me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Gjatë një ceremonie të veçantë në Presidencë, ku ishin të ftuar personalitete të artit dhe kulturës, presidenti i dorëzoi zotit Anagnosti, Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacionin:

“Personalitetit të shquar të kulturës kombëtare, një ndër themeluesit e Kinematografisë Shqiptare, autorit të shumë filmave të rëndësishëm që shënuan pika referimi në artin shqiptar”.Në fjalën e tij regjisori i njohur vlerësoi aktin e presidentit por falenderoi gjithashtu edhe gjithë stafin e skenaristëve kompozitoreve piktoreve dhe parukierëve që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë karrieres së tij.

“Krijimtaria ime-tha Anagnosti - është ushqyer nga çdo gjë që ky popull ka përjetuar e krijuar.” Ndërsa Presidenti vleresoi figurën e Anganostit, si të një njeriu me shumë dimensione dhe artistit të vërtetë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›