E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi i dërgon mesazh ngushëllimi Presidentit Gyl

TIRANË- Presidenti, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës të qytetarëve turq në tragjedinë e ditës së sotme në Detin Adriatik.

Gjithashtu Topi ngushelloi Gyl dhe për humbjen e jetës së 26 ushtarëve nga aktet terroriste.

"Shpreh solidaritetin tim të thellë dhe bindjen se ekzekutorët kriminalë do të marrin sa më shpejt dënimin e tyre të merituar. Gjithashtu, shpreh ngushëllimet e mia edhe për humbjen e jetës së qytetarëve turq gjatë aksidentit tragjik në Detin Adriatik ditën e sotme", thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
"Në këto ditë të rënda për popullin tuaj, ju lutemi që t’i përcillen ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të ushtarëve dhe viktimave të pafajshme që humbën jetët e tyre në ngjarjet e mësipërme, së bashku me lutjet tona që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, përfundon mesazhi i Presidentit Topi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›