E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinema, ''Avatar'' ''fundos'' ''Titanic''-un

LOS ANXHELES - Filmi ''Titanic'' ''fundoset'' nga ''Avatar'' pas rreth 15 viteve në vend të parë të arkëtimeve të të gjithë historisë së kinemasë. Realizimi më i fundit i James Cameroon ka thyer rekordin e arkëtimeve duke marrë vendin e parë të klasifikimit, njofton shtëpia kinematografike “20th Century Fox” që ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së filmit. ''Jemi përballë historisë'', shprehet Paul Dergarabedian, i cili flet për filmin që ka kushtuar 237 milionë dollarë. Në gjashtë javë ''Avatar'' ka arkëtuar 1,841 miliardë dollarë në të gjithë botën, ndërsa ''Titanic''-u mbante rekordin me 1,843 miliardë. Në SHBA dhe Kanada janë arkëtuar 552 milionë, por pritet që suksesi të vazhdojë, pasi filmi do të shfaqet edhe gjatë dy javëve në vazhdim. Vetëm gjatë fundjavës ''Avatar'' arkëtoi 107 milionë dollarë në kinematë e botës. Vendin e parë në Europë e mban Franca, pastaj Gjermania, Rusia dhe Britania e Madhe. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›