Greqi, Drucas fton me telefon Nimic: Eja te vizitosh Athinën
ATHINE - Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Dimitris Drucas pati mbrëmë një bisedë telefonike me Metju Nimicin, përfaqësues personal i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për kontestin midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë. Lajmi njoftohet nga Ministria e Jashtme e Greqisë, të cituar nga agjencia ANA-MPA. Nga të njëjtat burime mësohet se diplomati grek ftoi Nimic që së shpejti të vizitojë Greqinë. Ftesa vjen pasi Ministria e Jashtme e Maqedonisë para dy ditëve kërkoi takim midis zëvendësministrit grek të Punëve të Jashtme Dimitris Drucas dhe kolegut të tij nga Maqedonia, Antonio Milloshoski në Londër, në tentativë që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, transmeton agjencia. (d.b/BalkanWeb)