Treni përplas autoveturën
Një aksident i rëndë ndodhi dje kur treni i linjës Tiranë- Shkodër përplasi një mjet. Për pasojë, tre persona u plagosën rëndë, ndërsa pasagjerëve të trenit u është dashur të presin më shumë se një orë, derisa policia kreu veprimet hetimore. Aksidenti ndodhi në orën 15:10 në kryqëzimin e hekurudhës me rrugën nacionale në fshatin Shullaz të Kurbinit. Autovetura e cila udhëtonte nga Kukësi në Tiranë, po kalonte mbi shinat kur treni e goditi atë në pjesën e pasme. Për pasojë, mjeti u përplas më pas në dy shtylla betoni që ndodheshin në anë të rrugës. Sipas policisë, më rëndë ndodhet 58-vjeçari Murat Sina. r.n