E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, nis lustracioni i gjyqtarëve, prokurorëve e avokateve

SHKUP- Në Maqedoni gjykatësit, avokatët dhe prokurorët nga sot deri më 25 shkurt kanë afat për të dorëzuar deklaratë me shkrim se nuk kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. Dokumenti i vërtetuar në noteri do të paraqitet në Komisionin për verifikim të fakteve, ose komisioni i lustracionit, në pajtim me Ligjin për përcaktim të kushtit për kryerje të funksionit publik.Këtë deklaratë duhet ta paraqesin gjykatësit nga Gjykata Supreme, nga gjykata e Apelit, Gjykata Administrative dhe gjykatat themelore, anëtarët e Këshillit gjyqësor, prokurorët publikë dhe anëtarët e Këshillit të prokurorëve publikë.Deklaratë me shkrim duhet të dorëzojnë edhe Avokati i Popullit, zëvendësit e tij dhe nëpunësit drejtues shtetërorë në këtë institucion, si dhe Prokurori Publik, zëvendësit e tij dhe nëpunësit drejtues.Verifikimi i dekleratave të funksionarëve të lartë filloi në tetor të vitit të kaluar pas vetëlustracionit të 11 anëtarëve të Komisionit. Në këtë komision tashmë kanë kaluar 60 funksionarë të lartë midis të cilëve edhe Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe ministrat qeveritarë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›