E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai kërkon edhe një dekadë mbështetje

Presidenti afgan, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar qe të vazhdojë mbështetjen për Afganistanin, edhe për një dekadë pas tërheqjes së forcave të huaja nga vendi i tij.

Karzai tha se mbështetja ndërkombëtare nevojitet së paku deri në vitin 2024, për të siguruar se do të ketë përparim.

Karzai këto komente i ka bërë në një konferencë ndërkombëtare rreth të ardhmes së Afganistanit, që po mbahet në Bon të Gjermanisë.

"Qëllimi ynë i përbashkët për një Afganistan stabil, të sigurt dhe demokratik, është ende larg për t’u arritur. Në të vërtetë, sfidat që mbeten janë të rëndësishme dhe kanë potencial për të penguar përparimin tonë dhe të arriturat tona", ka thënë Karzai.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë premtuar ndihmë të vazhdueshme, por i kanë bërë thirrje Afganistanit të shtyjë përpara reformat politike dhe pajtueshmërinë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara do të rinisin dhënien e një fondi për Afganistanin.

Në Konferencën në Bon po marrin pjesë 85 shtete dhe organizata të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›