E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema, vdes Annie Girardot një nga legjendat e filmit francez

PARIS- Aktorja legjendare franceze e viteve '70-80, Annie Girardot, vdiq sot në spitalin ''Lariboisière'' në Paris, në moshën 79 vjeçe, njoftoi vajza e saj e vogël, Lola Vogel.
Aktorja vuante prej disa vitesh nga sëmundja e Alzheimerit, bërë publike në vitin 2006.
Girardot u bë simbol i luftës së vështirë kundër kësaj sëmundjeje, pasi pranoi të filmohej për dokumentarin "Kështu ikën jeta'' (Ainsi va la vie) të Nicolas Baulieut.
E lindur 25 tetor 1931 në Paris, ajo debutoi me filmin "13 në tavolinë'' (Treize à table) të André Hunebelles, në 1955.

Ish ministri i kulturës, Zhak Lang, e quajti "legjendë", ndërsa regjisori Klod Lelush tha se ajo në skenë ishte e barabartë me këngëtaren e madhe, Edit Piaf.

Zhirardo luajti me aktorin Alen Delon në filmin e Lukino Viskontit "Roko dhe vëllezërit e tij" në vitin 1960.

Gjatë karrierës, Ani Zhirardo ka luajtur në më shumë se 100 filma. Girardot shkëlqeu në filmat "Burri i gruas me mjekër'' (Le mari de la femme à barbe"), "Dillinger vdiq'' (Dillinger est mort") të Marco Ferrerit, "Të jetosh për të jetuar'' (Vivre pour vivre) të Claude Lelouch dhe "Të vdesësh nga dashuria'' (Mourir d'aimer) të André Cayatte.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›