E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, Prokuroria nis procedimpër rrahjen e arbitrit

TIRANE-Prokuroria e Lushnjës ka nisur procedimin penal ndaj dy pjestarëve të klubit myzeqar, futbollistit Dorian Bubeqi dhe mjekut Artan Caka. Ata kanë goditur barbarisht me grushta arbitrin anësor A.Mahmutaj në takimin e ditës së shtunë ndaj Pogradecit.
Pamjet filmike kanë treguar si doktorin e ekipit të Lushnjës, ashtu edhe sulmuesin kryesor të këtij ekipi, duke goditur disa herë gjyqtarin në fushën e lojës. Ndaj Bubeqit dhe Cakës tashmë rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës, gjë që mund t’u kushtojë një gjobë ose burgim deri në dy vjet.
Për hir të së vërtetës, akuza në këtë rast mund të quhet e provuar, pasi pamjet nuk lënë vend për dyshime. Ndërkohë, masa të forta priten edhe nga Federata, e cila do të shprehet ditën e nesërme për këto akte dhune si edhe për të tjerat e ndodhura në fusha si Rubiku apo Burreli. Dorian Bubeqi dhe mjeku Artan Caka goditën me grushta në fund të ndeshjes Lushnja-Pogradeci (0-1). Gjakrat u acaruan pas daljes me karton të kuq të Ndonit, që sipas klubit lushnjar, nuk ishte ndëshkuar më parë me të verdhë dhe kryesori Sadikaj gaboi fatalisht, duke e nxjerrë jashtë vetëm me një të verdhë. 5 minuta para fundit, një përplasje mes Bubeqit dhe mbrojtësve pogradecarë, çoi në kartonin e kuq për sulmuesin e Lushnjës. Ishte anësori Mahmutaj që njoftoi arbitrin kryesor Sadikaj për një sharje të Bubeqit. Më pas, ndaj gjyqtarit anësor nisën grushtat, nga Bubeqi dhe nga mjeku i ekipit Caka. Sipas lushnjarëve, anësori përveçse ka gabuar, edhe i ka sharë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›