E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tërmet 5.2 ballënë ishullin e Kretëss'ka të lënduar as dëme

ATHINE- Një tërmet me fuqi 5,2 ballë është regjistruar sot në mëngjes në juglindje të ishullit të Kretës, njoftoi Instituti gjeodinamik i observatorit të Athinës. Autoritetet lokale nuk njoftuan për viktima apo dëme.

Tërmeti, i cilësuar si "i fortë" nga instituti u regjistrua në orën 09:49 (07:49 GMT) dhe epiqendra e tij ndodhej 25 kilometra në afërsi të brigjeve juglindore, 468 kilometra në juglindje të Athinës.

Një tërmet u ndje dhe dje në rajonin Lassithi, në skajin lindor të ishullit grek.

Greqia është vendi i Evropës më i ekspozuar ndaj tërmeteve, me gjysmën e lëkundjeve të tokës të regjistruara në kontinent.
(s.g/AFP/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›