E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinemaja iberoamerikane zbret në Durrës

Pas Beratit, java e kinemasë iberoamerikane zbret në Durrës. Hapja e aktivitetit do të organizohet sot në orën 19.00 në Teatrin "Aleksandër Moisiu", ku i pranishëm do të jetë edhe ambasadori i Spanjës. "Elsa dhe Fredi" do të jetë filmi i parë që do të shfaqet, ndërkohë që në të njëjtën orë do të inaugurohet edhe ekspozita "Dëshmitarë të shekullit çifut", një ekspozitë që hap rrugën e një investigimi mbi komunitetet hebre me origjinë spanjolle në vendet ballkanike. Java VII e kinemasë në spanjisht i është kushtuar pikërisht kinematografisë iberoamerikane, me diversitetin e imazheve, kujtimeve dhe ëndrrave të saj, me filma nga Argjentina, Kili, Kuba, Uruguai dhe Spanja. Një kinema e pasur në tematikë dhe imagjinacion që përballet kryesisht, përveç se me barriera të tjera (mungesën e politikave shtetërore të orientuara ndaj krijimit të industrive audovizuale apo mungesës se investimeve private) edhe me problemet e daljes (distribucionit dhe shfaqjes) në qarqe komerciale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›