E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhela, gruaja e duhur për qeverisjen e Gjermanisë

Ka situata parazgjedhore kur kandidatë të caktuar duket se nuk do të sjellin asnjë ndryshim në rikonfi gurimin e së nesërmes së politikës së një shteti. Por jo gjithmonë është kështu. Një rast i tillë ishte ai i Bushit dhe Al Gorit në vitin 2000. Para zgjedhjeve situata dukej e qetë, por më pas doli së pari problemi i manipuli-meve të Floridës dhe më pas edhe probleme të tjera që asnjë analist nuk i kishte parashikuar. E tillë, pra jo problematike dhe e para-shikueshme, duket edhe situata parazgjedhore në Gjermani, ku të paktën nga debati i fundit televiziv mes kundërshtarëve asgjë nuk duket se ka ndryshuar dhe as që ka për të ndrysh-uar. Deri më tani duket që pas zgjedhjeve të 27 shtatorit Angela Merkel do të jetë personi që do të qeverisë vendin e saj për 4 vitet e ardhshme. E vetmja pyetje që del është se kush do të jetë ministri i Jashtëm ai aktual që është edhe kundërshtari i saj kryesor, apo sfidanti i demokratëve të lirë, Guido Westerwelle? Ajo që ka ndodhur në Gjermani ka qenë një revolucion i vërtetë. Paraard-hësi i Merkelit, Shreder arriti që ta manovronte Gjermaninë në mënyrë të tillë sa doli që miku i vetëm i saj ishte Rusia. Ai i prishi lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe nxiti Francën që të ishte më armiqësore me Bashkimin Eu-ropian. Ajo çka Merkel bëri gjatë viteve të qeverisjes së saj ishte që ta nxirrte Gjermaninë nga kjo situatë e tërhequr dhe aspak e fa-vorshme. Edhe pse miqësia e saj personale me Obamën nuk është aq e ngrohtë sa ç‘ishte me Bushin, të dy liderët kanë një marrëdhënie pune. Merkel dhe Sarkozi, edhe pse janë shumë të largët për sa u përket temperamenteve, duket se kanë krijuar një ide të tyren të përbashkët në lidhje me funk-sionimin e Europës. Për sa i përket Rusisë, Merkel ka qenë e butë ndaj kritikave në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut, por edhe nuk ka shkuar aq larg sa të prishë marrëveshjet që paraardhësi i saj lidhi me Rusinë për sa i përket gazit dhe naftës. Dhe pastaj gjëja interesante është që Merkel ia ka dalë mbanë kësaj pa shkaktuar gjurulldi dhe kaos në Gjermani, siç mund të kishte ndodhur me ndonjë kancelar tjetër. Kjo mund të konsiderohet një arritje me të vërtetë e madhe. Ajo ka synuar që më mirë të zgjedhë vajtjen me rrymën se kundra saj. Ndërkohë, ajo është shumë autoritare dhe di të qëndrojë për çështje të cak-tuara të një rëndësie të madhe mbi partinë apo preferencat e saj. Por, ndërsa 4 vitet e para ishin të vështira, 4 vitet që do të vijnë do të jenë jashtëzakonisht të vështira për Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë. Kemi të bëjmë me trashëgiminë e krizës ekonomike, me Afganistanin, me Iranin, Ko-renë e Veri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›