E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinematografia ruse mbërrin në Tiranë

Aktiviteti Retrospektivë filmike në prag të 65-vjetorit të fitores ndaj fashizmit

Përfundojnë sot Ditët e Filmit Rus në Tiranë. Aktiviteti, i cili nisi të martën në mbrëmje në ambientet e kinema “Imperial”, zhvillohet në prag të 65-vjetorit të fitores ndaj fashizmit. Kjo retrospektivë filmike e organizuar nga ambasada e Federatës Ruse në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrën Kombëtare Kinematografike, mblodhi së bashku ambasadorin e sapoemëruar rus në Tiranë, z. Leonid Avramov, zëvendësministren e Kulturës, zj. Suzana Turku, përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi, bashkatdhetarë rus, si dhe shumë aktorë dhe kineastë shqiptarë. Zj. Turku theksoi se ajo ashtu si brezi i saj është rritur me filmat rusë dhe se ky është një rast i mirë për brezin e ri shqiptar për t’u njohur me këta filma, si dhe me këtë pjesë vendimtare të historisë së Rusisë dhe botës gjithashtu. Ajo theksoi gjithashtu se tashmë mes Shqipërisë dhe Rusisë fryn tashmë një erë e re në marrëdhëniet kulturore.

Ndërsa ambasadori rus, z. Abramov, nënvizoi se këtë periudhë të historisë e përkujtojmë midis shumë aktivitetesh edhe me shfaqjen e filmave. Filmat e përzgjedhur për këtë aktivitet janë realizuar rreth viteve ’70–‘80. “çlirimi” ka qenë filmi i parë që e çeli këtë aktivitet, për të vijuar më pas me “Agimet këtu janë të qeta”, “Beteja për Moskën”, “Garnizoni i pavdekshëm”. Aktiviteti përfundon sot me shfaqjen e pjesës së pestë të filmit “çlirimi”. Me regji të Yuri Orzelov, “çlirimi” përshkruan betejën e Kurskut, që u zhvillua në korrik të vitit 1943. Kjo betejë rezultoi në një krizë të vërtetë për forcat gjermane.

Të gjithë këto filma janë të veçantë për shkallën e realizimit të tyre. Ato mëshirojnë ngjarjet historike, si dhe diskutimet midis udhëheqësve të luftës me një vërtetësi të madhe. Aktorët që interpretojnë personazhet si Stalin, Zhukov, Churchill, Roosevelt, Hitler dhe Goebbels kanë një ngjashmëri të mahnitshme me udhëheqësit e vërtetë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›