Projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit
Faza e dytë e Programit Prag Mç Shqipëri (MçA2), i filluar në janar 2009, është një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 15.7 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (Mç) dhe e administruar nga USAID, e cila ka për qëllim të forcojë shtetin ligjor, të reduktojë korrupsionin dhe të rrisë mbikëqyrjen nga publiku përmes zgjidhjeve të teknologjisë së informacionit dhe ndihmës teknike, duke përmirësuar kështu klimën për biznes në Shqipëri. Bazuar në arritjet gjatë fazës së parë të programit, përmbushja e objektivave për krijimin e gjykatës administrative dhe për përmirësime në fushën e administratës tatimore, licencimit të biznesit, planifikimit të territorit dhe përfshirjes së publikut në këto reforma, do ta ndihmojë Shqipërinë të kualifikohet për marrëveshjen e Kompaktit me Mç-në. Programi Prag i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II mbështet reformat në këto fusha kryesore:
Sistemi i Gjykatave Administrative: MçA2 punon për rritjen e kapacitetit gjyqësor dhe reduktimin e hapësirave për korrupsion përmes ndihmës për ngritjen e sistemit të gjykatave administrative. Nismat kryesore përfshijnë dhënien e ndihmës teknike, trajnime, zhvillimin e një sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve gjyqësore dhe pajisjen e gjykatës administrative në Tiranë. Reforma në Administratën Tatimore: MçA2 vazhdon punën e filluar në fazën e parë të programit për ristrukturimin dhe modernizimin e administratës tatimore, duke synuar zgjerimin e shërbimeve për tatimpaguesit dhe të deklarimit elektronik, ngritjen e njësisë antikorrupsion për hetimin e brendshëm, aplikimin e analizës së riskut në kontrollin tatimor, forcimin e mbledhjes me forcë të tatimeve dhe të investigimit kriminal, si dhe krijimin e Këshillit Konsultativ Tatimor dhe të Avokatit të Tatimpaguesve. Të tjera reforma lidhen me licencimin e biznesit, planifikimin e territorit, korrupsioni etj.
#