Kinë,qumështi me melaminë,dënimi i parë me vdekje
Skandali i qumështit me melaminë në Kinë, ka shkaktuar edhe viktimat e para. Një person është dënuar me vdekje dhe një tjetër me burgim të përjetshëm, pasi u shpallën përgjegjës për infektimin e mijëra femijëve kinezë që konsumuan qumështin. Zhang Yujun dhe Zhang Yanzhang akuzohen se prodhuan qumështin, që çoi në vdekjen e gjashtë fëmijëve dhe kurimin në spital të 300 mijë të tjerëve. Ndërkaq, një nga vendimet më të pritura është ai për Tian Ëenhua, ish-menaxheri i përgjithshëm i grupit Sanlu, që është shpallur fajtor për akuzat e prodhimit dhe shitjes së qumështit jashtë standardeve. Skandali shpërtheu në muajin shtator, kur disa foshnja që kishin pirë qumështin përfunduan në spital