Korrupsioni, pranga zyrtarëve të drejtësisë
Prishtinë - Zyrtarë të drejtësisë kosovare kanë përfunduar në pranga pasi fakteve që kanë vërtetuar përfshirjen e tyre në korrupsion. Ata janë gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë Bedri Krasniqi, dhe Prokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë, Xhevat Dança si dhe Fletëdorëzuesi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Agim Ahmeti. Akuza që rëndon ndaj tyre është keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 339 të Kodit Penal të Kosovës dhe të veprës penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 i Kodit Penal të Kosovës.
Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe prokuroi Publik i Qarkut në Prishtinë janë dënuar lidhur me keqpërdorimet në një lëndë penale të vrasjes, që ka ndodhur në Prishtinë, ngase të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme dhe për shkaqe korruptive kanë ndërruar aktakuzat duke mos përfshirë disa të akuzuarit në vrasjen e viktimës që kishte ndodhur në komunën e Kaçanikut.