E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës

Prishtinë - Në tre vjetorin e vdekjes, liderët kryesorë të vendit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, nderuan veprën dhe punën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Të dy së bashku bënë homazhe pranë varrit të ish presidentit duke vlerësuar se Kosova e pavarur është kontribut i punës dhe veprimtarisë politike të Ibrahim Rugovës. Në tre vjetorin e vdekjes së tij, kryesia e LDK-së, ka vendosur që të themelojë fondacionin për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, “ Ibrahim Rugova”. Me vlerësimet më të lartë për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës , liderët kryesorë të shtetit por edhe zyrtarët partiak, e nderuan ish presidentin Ibrahim Rugova, në tre vjetorin e vdekjes së tij. Presidenti, Fatmir Sejdiu, së bashku me kryeministrin, Hashim Thaçi , bënë homazhe tek varri i ish presidentit. Sejdiu vlerësoi se Ibrahim Rugova ishte personalitet unikat që ka dhënë kontribut deri në shkrirje për Kosovën e pavarur. “ Rugova bashke me Adem Jasharin komandantin legjendarë të UCK-së, mbeten një binom i pashkëputshëm për luftën, rezistencën, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot falë këtyre sakrificave dhe gjithë njerëzve të këtij ideali kemi Kosovën e pavarur të njohur nga 54 shtete ”, tha Sejdiu.RTK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›