E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,korrupsioni vazhdon të jetë në nivel të lartë

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë në shkallë shumë të lartë dhe i shtrirë pothuaj në të gjitha nivelet. Kjo dukuri negative, e cilësuar si kanceri i shoqërisë, nuk luftohet sa duhet pavarësisht faktit që në Kosovë ekzistojnë të gjithë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për luftimin e korrupsionit. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës, thonë se luftën kundër korrupsionit e kanë renditur ndër prioritet e qeverisë. Ata shtojnë se kanë hartuar strategji të reja, që nuk kanë qenë më parë dhe se rezultatet janë të pritshme. Memli Krasniqi, zëdhënës i qeverisë thotë se ekzekutivi i vendit që nga fillimi i punës së tij, i ka bërë ftesë ekspertëve të përgjithshëm që të mbikëqyrin çdo ecurinë financiare në të gjitha institucionet. "Qeveria e ka bërë të qartë se e ka prioritet luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative," thotë Krasniqi. Sipas tij, kjo qeveri ka miratuar të paktën strategjitë antikorrupsion, të cilat nuk kanë ekzistuar më përpara. Mirëpo, nuk është vetëm lufta kundër korrupsionit ajo që e bën një qeveri funksionale, por është edhe përgjegjësia në kryerjen e punëve në kohë, ashtu siç i parasheh ligji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›