E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lary Kay: KFOR mbetet i pandryshuar

Gjilan - Gjenerali Brigade Lary Kay, komandanti i Brigadës Shumëkombëshe Lindje, ka bërë të ditur në Gjilan se misioni i KFOR-i mbetet i pandryshuar. “Pa marrë parasysh se çfarë tranzicioni mund te ndodhin, ne mbetemi për vendosur për të lejuar progresin në Kosovë”, ka thënë gjenerali Larry Kay.

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar. Gjenerali Brigade Lary Kay, komandanti i Brigadës Shumëkombëshe Lindje ka deklaruar se “Pa marrë parasysh se çfarë tranzicioni mund te ndodhin, ne mbetemi për vendosur për të lejuar progresin në Kosovë”. I gjenduar në Gjilan, ai u shpreh se shkalla e gatishmërisë se pjesëtarëve të KFOR-it ka mbetur konstante, misioni i KFROR-it amerikan vazhdon të jete i përkushtuar dhe i vendosur për të për çuar progresit përpara.

Gjatë një conference për shtyp, ai theksoi se “KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë lirinë dhe lëvizjen dhe të drejtën e gjithëve për aspiruar në paqe dhe lumturi”, ka thëne me pas gjeneral Kay, duke shtuar se “populli i Kosovës duhet të bëjë çmos që të ardhmen të bëjë më të mirë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›