Kinezçja gjuhë e dytë, ministri Tafaj viziton Kinën

Tafaj me rektorin Xueyi (People's Daily Online)
Pas deklaratës së kryeministrit Berisha se gjuha kinezë duhet të futet si gjuhë e dytë në arsimin shqiptar, në këtë kuadër janë ndërmarrë dhe hapa konkrete. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj ka nisur një vizitë në Kinë.
Tafaj gjatë viztës në Kinë është takuar me homologun e tij Yuan Guiren. Ai, e ka njohur homologun kinez me zhvillimin e arsimit shqiptar dhe reformat në këtë fushë. Një vëmendje të veçantë në bisedime iu kushtua ngritjes së institutit Konfuci, që do të mbështesë promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze në vendin tonë.

Tafaj gjithashtu ka marrë pjesë në konferencën me temë Gjuha dhe Kultura Ura mes Kombeve që u mbajt në Universitetin e Pekinit për Studimet e Jashtë.
Shqipëria prej vitit 1961 ka institucion e saj të edukimit në Kinë. Në këtë institut janë diplomuar 133 studentë që prej themelimit, disa prej tyre punojnë në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Tregtisë.
Në fjalën e tij Tafaj është shprehur se Shqipëria po përpiqet të ngrejë një nivel të lartë edukimi. Në këtë kuadër ia ka nënvizuar se shumë shpejt anglishtja do të bëhet një gjuhë e detyrueshme për misterin dhe doktoraturën si dhe gjuha kineze do të lëndë me zgjedhje në edukimin e lartë. Tafaj ka thënë se për studentët shqiptarë do të jetë një mundësi e mirë mësimi i saj, pasi kompanitë kineze që operojnë në Shqipëri po shtohen gjithnjë e më shumë. /F.S/