Perplasja per mandatin e Seserit

E marte 10 Prill 2012 1616
KRYETARJA E KUVENDIT JOZEFINA TOPALLIThellohet perplasja mes mazhorances dhe opozites per mandatin parlamentar pas doreheqjes se deputetes socialiste Rudina Seseri. Te majtet kembengulin se ky mandat po mbahet peng qellimshem ne kuvend duke perdorur rruge anti-ligjore ndersa kryeparlamentarja Topalli replikoi duke thene se socialistet jane konfuze ne qendrimet e tyre.
Sipas Topallit keshilli i rregullores e ka te pamundur te marre nje vendim per zevendesimin e mandatit te zonjes Seseri ne kushtet kur nuk ka shumice. Kryetarja e Kuvendit hodhi dyshime me tej se lideri i opozites kerkon te shkaterroje marreveshjen e nentorit te kaluar. Topalli sulmoi gjithashtu edhe presidentin e republikes per bllokim te kandidaturave per organet kushtetuese. Pas doreheqjes se Rudina Seserit nga mandati parlamentar kandidati pasardhes Gjon Bardhi me ane te nje deklarate shprehu vullnetin per te ushtruar detyren si kryetar bashkie duke ia kaluar mandatin pasuesit ne liste Konomi. Por pavaresisht kesaj KQZ mandatoi zotin Bardhi si deputet ndersa keshilli i mandateve nuk arriti te zgjidhte ngercin. Mazhoranca thote se ceshtja duhet zgjidhur ne gjykate kushtetuese por per opoziten kjo eshte nje menyre per te mbajtur zvarritur mandatin.
Komente
Facebook